Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Arrestohen 15 kontrabandues të dyshuar të migrantëve


Një grup i migrantëve në Beograd - Arkiv

Një grup i migrantëve në Beograd - Arkiv

Ministria e brendshme e Serbisë ka thënë se policia ka arrestuar 15 persona që dyshohet se bënin trafikim të migrantëve.

Prej fillimit të këtij viti deri në muajin mars, grupi i dyshuar kriminal akuzohet se ka kontrabanduar mbi 200 migrantë nga Siria, Iraku dhe Pakistani përgjatë kufirin nga Bullgaria në Serbi.

Migrantët e kanë pasur për qëllim që të hyjnë në Hungari.

Autoritetet serbe kanë thënë se migrantët është dashur të paguajnë nga 1 mijë euro për udhëtimin deri në Hungari.

Serbia, si vend që aspiron anëtarësimin në BE, është zotuar se do ta ndalojë trafikimin me njerëz.

Vendet e Ballkanit perëndimor janë rruga kryesore për në BE e migrantëve që vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Shumë migrantë e bëjnë këtë rrugë nga Lindja e Mesme, përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë për të arritur në vendin e parë të BE-së dhe zonës shengen, Hungari.

XS
SM
MD
LG