Ndërlidhjet

SBASHK-u paralajmëron mundësinë e grevës


Pamje nga shkolla, "Naim Frasheri", në Prishtinë

Pamje nga shkolla, "Naim Frasheri", në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar mundësinë e hyrjes në grevë për shkak se, sipas përfaqësuesve të kësaj sindikate, Qeveria e Kosovës, nuk i është përmbajtur marrëveshjes për pagesën e përvoja e punës për të punësuarit në arsim.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Rexhep Sadiku, nënkryetar i SBASHK-ut. Sipas tij, marrëveshja me qeverinë e Kosovës, nënkuptonte që në pagat e muajit prill të përfshinin edhe rritja prej 0.5 për qind për çdo vit përvoje pune.

“Megjithatë, ka ndodhur një deformim tejet skandaloz dhe irritues për gjithë punëtorët e arsimit, sepse kalkulimet që kanë bërë ministritë ( e Shërbimeve Publike, e Financave, si dhe e Arsimit) janë skandaloze. Nuk është llogaritur 0.5 për qindëshi për çdo vit, mbi bazën e 400 e ca eurove, sepse baza është aq. Aty shkruan 0.5 për qind, por paratë e hedhura nuk korrespondojnë me vitet e punës”, tha Sadiku.

Ai ka shtuar se SBASHK-u ende nuk e ka marrë vendimin e plotë për grevë, por një gjë e tillë pritet të jetë një nga hapat që do të specifikohen në mbledhjen e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, që pritet të mbahet në orët e pasdites.

XS
SM
MD
LG