Ndërlidhjet

Konfirmohet, Savchenko dërgohet në spital civil


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Avokati i pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, ka thënë se kjo e fundit do të transferohet nesër nga qendra e paraburgimit ku po mbahet tani në një spital civil të Moskës.

Avokati, Mark Feigin, e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarisë së tij në ‘Tëitter’, pasi e ka vizituar piloten e cila e ka rinusur grevën e urisë.

Gjatë ditës, zëdhënësja e shërbimit federal rus të burgjeve e ka përmendur mundësinë që Savchenko të dërgohet në një spital civil pasi shëndeti i saj është përkeqësuar befas pasi ajo refuzoi të ushqehet gjatë fundjavës.

Ajo po mbahet në paraburgim prej korrikut kur siç thotë ajo është dërguar ilegalisht në Rusi pasi është kidnapuar nga rebelët pro rusë në vendin e saj.

Savchenko akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë që kanë vdekur gjatë konfliktit në lindje të Ukrainës, si dhe kalim ilegal të kufirit.

Ajo ka mbajtur grevë urie për më shumë se 80 ditë gjatë dimrit.

XS
SM
MD
LG