Ndërlidhjet

Merkel: Sanksionet ndaj Rusisë varen nga respektimi i armëpushimit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencë së bashku me kryeministren polake, Ewa Kopacz
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencë së bashku me kryeministren polake, Ewa Kopacz

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë do të varen nëse përkushtimet për paqe të nënshkruara këtë vit në Minsk do të respektohen.

“Gjatë takimit të Këshillit të BE-së në mars, ne kemi marrë një vendim të qartë se sanksionet kanë lidhje me marrëveshjen e Minskut”, iu ka thënë gazetarëve Merkel gjatë konferencës me kryeministren polake, Ewa Kopacz.

“Është e qartë që kompletimi i kësaj pakoje po zgjat më shumë. Ne do të merremi me këtë çështje në qershor”, ka thënë më tej Merkel.

XS
SM
MD
LG