Ndërlidhjet

Polonia nuk lejon futjen e motoçiklistëve rusë në BE


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët polakë kanë thënë se ata nuk kanë lejuar futjen e 10 motoçiklistëve, pjesë e një grupi ultranacionalist që të futen në Poloni.

Dariusz Sienicki, zëdhënës i departamentit të gardes së kufirit shtetëror të Polonisë, ka thënë se motoçiklistët nuk janë lejuar që të kalojnë kufirin Bellorusi – Poloni, për shkak të “parregullsive në dokumentacionin” e tyre.

Rreth 20 motoçiklist, përfshirë edhe pjesëtarët e grupit, “Ujqit e Natës” , e kanë nisur udhëtimin drejt Berlinit më 25 prill për të shënuar ofenzivën fituese të sovjetikëve kundër Gjermanisë naziste, megjithëse Varshava kishte paralajmëruar mos lejimin e futjes së tyre në Poloni.

Polonia, e alarmuar nga qëndrimet ultranacionaliste të këtij grupi dhe aktivitetet e tyre përgjatë aneksimit rus të Krimesë, para disa ditësh ka thënë se nuk do të lejojë kalimin e tyre përmes Polonisë.

Lideri i “Ujqit e Natës”, Aleksandr Zaldostanov, pardje ka thënë nëse autoritetet polake nuk i lejojnë të kalojnë përmes Polonisë, ata do të futen “individualisht” dhe atë “përmes vendkalimeve të ndryshme”.

XS
SM
MD
LG