Ndërlidhjet

Poroshenko kërkon konfirmim nga BE


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko i ka bërë thirrje BE-së që ta marrë në konsideratë kërkesën e vendit të tij që t’i bashkohet unionit të shteteve evropiane.

“Po i bëj thirrje BE-së që ta pranojë se Ukraina mund të bëhet anëtare e BE-së në të ardhmen”, ka thënë Poroshenko derisa i është drejtuar samitit BE-Ukrainë që po mbahet sot në Kiev.

Poroshenko ka thënë se Ukraina ka nevojë përkrahje të madhe të BE-së derisa bën reformat e nevojshme politike dhe ekonomike.

Samiti BE-Ukrainë, është i pari prej nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit dhe prej largimit të presidentit Viktor Yanukovych nga pushteti.

Bisedimet e sotme pritet të përfshijnë statusin e marrëveshjes së Minskut, që mundësoi armëpushimin në lindje të Ukrainës.

Liderët gjithashtu pritet të trajtojnë statusin e ekonomisë dhe reformave politike në Ukrainë, ndihmën financiare për Kievin dhe kërkesën e Poroshenkos për paqeruajtës evropianë që do të ndihmonin me monitorimin e armëpushimit.

XS
SM
MD
LG