Ndërlidhjet

Rritet numri i viktmave nga stuhia në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët pakistanezë thonë se numri i të vdekurve nga një stuhi e fuqishme në Pakistanin veriperëndimor ka arritur në 45, raporton Associated Press.

Mushtaq Ghani, ministri i informacionit në krahinën Kuber e Paktunva, është zyrtari që e ka konfirmuar lajmin duke thënë se qindra persona janë hospitalizuar.

Stuhia e nisur të shtunën në mbrëmje, me të reshura të dendura dhe erëra të fuqishme deri në 120 km për orë, ka dëmtuar në tërësi qindra shtëpi, dhe ka dëmtuar linjat e energjisë elektrike.

Sipas Ghanit, mijëra persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë, ndërsa janë dëmtuar tejamse edhe të mbjellat.

XS
SM
MD
LG