Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: Përleshje e armatosur në stacionin e policisë në Zvornik


Të hënën në mbrëmje një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një shkëmbim zjarri në Zvornik, një qytet në verilindje të Bosnjës.

Mediet thanë se një person që më vonë u identifikua si Nerdin Ibriç, hyri në stacionin e policisë duke qëlluar më armë automatike. Policia tha se ai brohoriti Allahu është i madh para se të qëllonte mbi ta. Policia vrau sulmuesin

Zvorniku është një qytet në pjesën serbe të Bosnjës dhe shtrihet afër kufirit me Serbinë. Para luftës së viteve 1992-95, mbi 60 për qind e popullatës përbëhej nga myslimanët boshnjak, ndërsa pas luftës vetëm një pjesë e tyre janë kthyer në shtëpi.

XS
SM
MD
LG