Ndërlidhjet

NY: Takohen Kerry dhe Zarif


Kryediplomatët e SHBA-ve dhe Iranit, Kerry dhe Zarif gjatë takimit

Kryediplomatët e SHBA-ve dhe Iranit, Kerry dhe Zarif gjatë takimit

Sekretari amerikan i Shtetit, John kerry është takuar me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif, në Neë York më 27 prill.

Të dy diplomatët janë takuar në margjinat e konferencës së rishikimit pesë vjeçar të Traktatit tëÇarmatimit Bërthamor.

Takimi është mbajtur në kohën kur Irani dhe gjashtë fuqitë botërore po mundohen të finalojnë marrëveshjen kornizë të 2 prillit për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.

Një komunikatë e Departamentit amerikan të Shtetit tregon se të dy diplomatët kanë biseduar për negociatat bërthamore ndërsa takimi përshkruhet si i frytshëm.

Para këtij takimi, Kerry, i ka thënë një konference të OKB-së se finalizimi i marrëveshjes me Iranin do e bënte botën më të sigurt.

XS
SM
MD
LG