Ndërlidhjet

Berlin: Gehry e bën skenën e “Orfeo ed Euridice”


ilustrim
ilustrim

Arkitekti amerikan, Frenk Gehry do të jetë disenjatori i skenës për prodhimin e ri të operës së Christoph Gluckit, “Orfeo ed Euridice” për operën shtetërore të Berlinit, raporton Reuters.

Gjatë sezonës së re, në mesin e këngëtarëve që do të paraqiten janë edhe Anna Netrebko, Placido Domingo, Rene Pape, Waltraud Meier etj.

Gehry, një nga arkitektët më të njohur në botë, është përfshirë në projekte artistike edhe në të kaluarën, përfshirë edhe paraqitjen e tij në një episod të serialit të animuar amerikan, ‘The Simpsons’.

Ai gjithashtu e kishte disenjuar skenën e koncertit me muzikë të Mozartit, ‘Don Giovanni” në Los Angeles në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG