Ndërlidhjet

Luftime përgjatë kufirit Arabi Saudite – Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i sigurisë i Arabisë Saudite ka thënë se një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë luftimeve me rebelët shiit, Huthi, përgjatë kufirit jugor me Jemenin, raporton Associated Press.

Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë nga zyrtari që ka folur në kushtet anonimiteti.

Muajin e kaluar, një koalicion i shteteve sunite të udhëhequr nga Arabia Saudite ka kryer sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen.

Së paku shtatë ushtarë sauditë janë vrarë në luftime të ndara gjatë këtij muaji, përgjatë kufirit të dy shteteve.

Sipas OKB-së, dhuna në Jemen gjatë sulmeve ajrore në Jemen ka marrë jetën e 550 civilëve.

XS
SM
MD
LG