Ndërlidhjet

logo-print

Google ofron 150 milionë dollarë për gazetarinë


Ilustrim

Ilustrim

Google do të nis sot një program në vlerë prej 150 milionë dollarëve për të përkrahur gazetarinë e internetit në partneritet me tetë media evropiane.

Përmes një komunikate gjiganti i internetit ka thënë se “Iniciativa e Lajmeve Dixhitale” do të “përkrah gazetarinë kualitative përmes teknologjisë dhe inovacionit”.

Iniciativa bashkon ‘Les Echos” në Francë, “Frankufurter Algemeine Zeitung” të Gjermanisë, “Financial Times” dhe “Guardian”, të Britanisë , “El Pais” të Spanjes, “La Stampa” të Italisë etj.

Partnerët do të përqëndrohen në zhvillimin e prodhimeve, përkrahjen e inovacionit si dhe trajnime dhe kërkime.

XS
SM
MD
LG