Ndërlidhjet

KEDS: Ulet çmimi i importit të energjisë elektrike për 30%


Pamje e ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë

Pamje e ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë

Brenda tre viteve që nga privatizimi i Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ky subjekt ka arritur që ta ulë koston e importeve të energjisë elektrike për 30 për qind, thuhet në një komunikate për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Në raportin e monitorimit të Njësisë së Post-privatizimit të KEDS-it, bëhet e ditur se ky subjekt pas privatizimit ka performuar mirë, duke sjellë përfitime për konsumatorët e Kosovës.

“Përfitimet kryesore nga privatizimi brenda këtyre tri viteve, është vlerësuar se arrijnë shumën prej 140 milionë euro, përfshirë këtu inkasimin e borxheve të këqia, kursimet nga tarifat që ndërlidhen me uljen e humbjeve në shpërndarje dhe inkasim, si dhe në veçanti kursimet në koston e importit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është theksuar se aktualisht KEDS-i është dukerealizuar investime të konsiderueshme për avancimin e rrjetit të energjisë elektrike.

Qeveria e Kosovës në vitin 2012 kishte nënshkruar kontratë me konzorciumin Çalik & Limak për shitblerjen e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vlerë prej 26.3 milion euro.

XS
SM
MD
LG