Ndërlidhjet

“Ujqit” rusë i kritikuan autoritetet për moslejim të hyrjes në Poloni


Pamje e motoçiklistëve rusë "Ujqit e Natës"
Pamje e motoçiklistëve rusë "Ujqit e Natës"

Lideri i “Ujqëve të Natës”, që është një klub i motoçiklistëve rusë, me lidhje të afërta me presidentin, Vladimir Putin, i ka kritikuar autoritetet e Polonisë për shkak se nuk kanë lejuar që motoçiklistët të hyjnë në këtë vend.

Lideri i motoçiklistëve rusë, Aleksandr Zaldostanov, sot ka sugjeruar se do të bëhen npërpjekje të reja për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Këto komente u bënë sot në qytetin Brest, në Bjellorusi, një ditë pasi kufitarët e Polonisë i kthyen 10 motoçiklistë rusë.

Zaldostanov tha se motoçiklistët do të arrijnë “ta dërgojnë mesazhin nga veteranët e Luftës së Dytë Botëtore” në Rusi, për veteranët në Evropë, përkundër vendimit të Polonisë.

Afro 20 motoçiklistë rusë e kanë filluar turneun nga Moska për në Berlin më 25 prill, në shenjë të përkujtimit të fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ata janë përpjekur ta përkujtojnë avancimin e ushtrisë sovjetike para 70 vitesh.

Para disa ditësh, kryeministrja e Polonisë, Ewa Kopacz, ka vlerësuar se planet e motoçiklistët rusë paraqesin “provokim”.

Rusia e ka dënuar vendimin e Polonisë për të mos lejuar hyrjen e motoçiklistëve në këtë vend dhe ka kërkuar shpjegim.

XS
SM
MD
LG