Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Pilotja ukrainase transferohet në spital civil


Nadia Savchenko (e veshur e fanelë të bardhë) e përcjellur nga policia ruse për në gjykatë

Nadia Savchenko (e veshur e fanelë të bardhë) e përcjellur nga policia ruse për në gjykatë

Pilotja ushtarake e Ukrainës, Nadia Savchenko, është transferuar nga një spital i burgut, në një klinikë civile në Moskë.

Zëdhënësja e autoriteteve të burgjeve në Rusi, Kristina Belousova, tha sot se Savchenko është dërguar në një klinikë në Moskë, për shkak të përkqeësimit të gjendjes shëndetësore të saj, por nuk ka shpjeguar nëse dërgimi i saj në këtë klinikë do të jetë i përhershëm.

Më parë, Nadia Savchenko, ka mbajtur grevë urie për më tepër se 80 ditë gjatë dimrit.

Avokati i saj, Mark Feigin, tha dje se Savchenko, pilote e ushtrisë së Ukrainës, e kishte vazhduar grevën e urisë gjatë fundjavës, dhe ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Zëdhënësja Belousova tha se Savchenko e ka ndalur grevën e urisë.

Savchenko mbahet në paraburgim në Rusi, prej muajit korrik të vitit të kaluar. Ajo thotë se në mënyrë ilegale ishte dërguar në Rusi, pasi ishte rrëmbyer nga separatistët prorusë në Ukrainë. Nadia Savchenko thotë se është e pafajshme.

Ajo është e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë, derisa ata ishin në pjesën oindore të Ukrainës për të raportuar për konfliktin ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG