Ndërlidhjet

Bajrami: Mësimdhënësit do t’i marrin pagat me rritje të enjten


Arsim Bajrami
Arsim Bajrami

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë një konference për media sot në Prishtinë, iu ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve, mësimdhënësve dhe nxënësve, që nesër ta vazhdojnë procesin mësimor.

Ai ka konfirmuar se në pagat për muajin prill, që mësimdhënësit do t’i marrin të enjten, është kalkuluar dhe përvoja e punës prej 0.5%.

“I ftojë drejtorët e të gjitha shkollave që nesër të gjithë të jenë në shkolla. Është bërë një problem në kalkulimin e pagave, por ai menjëherë është rregulluar. Ju bëjë ftesë përfaqësuesve të sindikatës që të vazhdojnë partneritetin me Ministrinë e Arsimit”, ka theksuar Bajrami.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka rikonfirmuar përmes një njoftimi për medie se mësimdhënësit në Kosovë do të hyjnë në grevë që nga dita e mërkurë, 29 prill.

XS
SM
MD
LG