Ndërlidhjet

Rusi: Ish-liderët takohen me zyrtarë të lartë


Sergei Lavrov përballë ish-presidentit amerikan Jimmy Carter (majtas) dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Koffi Annan
Sergei Lavrov përballë ish-presidentit amerikan Jimmy Carter (majtas) dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Koffi Annan

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar sot në Moskë me ish-presidentin amerikan, Jimmy Carter, dhe ish-liderët e tjerë të njohur globalë.

Zoti Lavrov tha se ish-presidenti Carter, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, dhe anëtarët e tjerë të grupit, që veten e quan Të Moshuarit, nesër do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur raportet e Rusisë me perëndimin janë dëmtuar shumë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës, nga ana e Rusisë, në mars të vitit të kaluar, dhe për shkak të konfliktit vdekjeprurës ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.

Grupi Të Moshuarit, është mbledhur me nismën e ish-presidentit të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, në vitin 2007, dhe tash aktualisht udhëhiqet nga zoti Annan. Ky grup veten e quan “një grup i pavarur i liderëve globalë, që punojnë së bashku për paqe dhe të drejta të njeriut”.

Ministri Lavror e ka lavdëruar “energjinë, përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar për zgjidhje të problemeve ndërkombëtare”.

Anëtarë të tjerë të grupit, që u takuan sot me ministrin Lavrov, ishin ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ish-presidenti i Meksikës, Ernesto Zedillo, ish-kryeministri i Norvegjisë, Gro Harlem Brundtland, dhe Lakhdar Brahimi, i cili ishte i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, në vitet 2012 – 2014.

XS
SM
MD
LG