Ndërlidhjet

OKB: 8 milionë njerëz të prekur nga tërmeti në Nepal


Banorët janë mbledhur afër mbetjeve të ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në kryeqytetin Katmandu

Banorët janë mbledhur afër mbetjeve të ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në kryeqytetin Katmandu

Kombet e Bashkuara thonë se 8 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti i 25 prillit në Nepal, nga i cili humbën jetën afro 4,400 njerëz, ndërsa 1.4 milionë banorë aktualisht kanë nevojë për ndihma ushqimore.

Koordinatori i OKB-së në Katmandu, Jamie McGoldrick, tha sot në një konferencë për shtyp se 2 milionë e njerëzve të prekur, janë nga 11 rrethet më së shumti të goditura nga tërmeti.

Nga ana tjetër, helikopterët kanë fluturuar afër epiqendrës së tërmetit, në territoret e largëta, duke i bartur të plagosurit nëpër spitale dhe duke dërguar ndihma emergjente te fshatarët, që janë izoluar nga vërshimet.

India dhe Kina ishin ndër kontribuesit e parë ndërkombëtarë në mbështetje të përpjekjeve për ndihma në Nepal, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë shtesë prej 9 milionë dollarëve për Nepalin. Kështu, ndihma amerikane arriti në 10 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG