Ndërlidhjet

Pentagon: Përgënjeshtrim i raportit për zënien e anijes amerikane


Ilustrim
Ilustrim

Pentagoni thotë se forcat e Iranit sot e kanë zënë një anije transportuese me flamur të Ishujve Marshall, pasi anijet patrulluese në rajonin e Gjirit kanë shkrepur të shtëna paralajmëruese dhe e kanë detyruar anijen të lundroj më thellë në urëjat e Iranit, derisa ajo lundronte nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Koloneli i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Steve Warren, tha se anija, MV Maersk Tigris, fillimisht i kishte injoruar thirrjet nga anijet patrolluese iraniane, por pas të shtënave, kishte bashkëpunuar dhe ishte futur më thellë në ujërat iraniane.

Forcat e Shteteve të Bashkuara në rajon kanë reaguar nga thirrjet e alarmit në anijen MV Maersk Tigris, duke dërguar anijen USS Farragut për ta monitoruar situatën, së bashku me një aeroplan vëzhgues.

Koloneli Warren tha se asnjë shtetas amerikan nuk ka qenë në anijen transportuese. Ai theksoi se duket se ky veprim ishte “sjellje provokuese.

Ishujt Marshall gjenden në Paqësor dhe dikur qeveriseshin nga Shtetet e Bashkuara.

Televizioni saudit, Al-Arabiya, kishte raportuar se anija amerikane ishte zënë dhe detyruar të lundronte në një port iranian.

XS
SM
MD
LG