Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shembja e dheut së paku 52 vetë të vrarë


Pamje nga shembja e mëparshme e dheut në provincën Badakhshan në Afganistan
Pamje nga shembja e mëparshme e dheut në provincën Badakhshan në Afganistan

Zyrtarët në pjesën verilindore të Afganistanit thonë se së paku 52 njerëz janë vrarë nga shembja masive e dheut në provincën e largët, Badakhshan.

Kjo shembje e dheut ka ndodhur sot herët në mëngjes në fshatin Jurm-e Bala.

Zyrtarët lokalë i thanë Radios Evropa e Lirë se më tepër se 200 banorë ishin larguar nga fshati, i cili është i bllokuar nga shkrirja e borës dhe atje mund të arrihet vetëm me helikopterë.

Përpjekjet për shpëtim janë vështirësuar nga pengesat për të arritur në fshat.

XS
SM
MD
LG