Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Është rrëmbyer një punëtor i OKB-së


Pamje nga provinca Dijala në Irak

Pamje nga provinca Dijala në Irak

Një punëtor lokal i Kombeve të Bashkuara është rrëmbyer nga personat e armatosur në provincën lindore irakiane, Dijala.

Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Eliana Nabaa, tha sot se personi ishte rrëmbyer afër selisë së qeverisë në qytetin Bakuba.

Një zyrtar i sigurisë, që ka folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë Associated Press se punëtori i OKB-së ishte detyruar të dilte nga vetura e tij dhe ishte rrëmbyer në pikë të ditës.

Vëllau i të rrëmbyerit tha se familjes i ishin kërkuar 100 mijë dollarë për lirimin e tij.

Rrëmbimet politike apo për para janë pothuajse të zakonshme në Irak.

Ushtria e Irakut pat njoftuar në muajin janar se forcat e saj e kishin “çliruar” provincën Dijala nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG