Ndërlidhjet

Obama: “Nuk ka arsyetim” për dhunën pas trazirave


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se “nuk ka arsyetim” për dhunën pas trazirave raciale dhe vjedhjeve në qytetin Baltimorë, në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Qindra policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare ishin dje në rrugët e qytetit Baltimorë, një ditë pas përleshjeve, nga të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe, rrjedhimisht, autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Këto trazira shpërthyen pas ceremonisë së varrimit të personit afrikano-amerikan, Freddie Gray, i cili vdiq më 19 prill, nga lëndimet derisa ishte në arrest policor.

Vdekja e të ndjerit Gray, arrestimi i të cilit ishte xhiruar në video, u bë në periudhën e një vargu të ngjarjeve ku involvohen personat zezakë, që vdesin nga dhuna policore.

Duke folur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama vlerësoi se trazirat ishin “kundërproduktive”.

Megjithatë, Obama ka theksuar nevojën për shqyrtimin e varfërisë dhe mungesës së mundësive për minoritetet.

XS
SM
MD
LG