Ndërlidhjet

FH: Pengesa në lirinë e shtypit në vitin 2014


Organizata Freedom House thotë se ligjet e reja kufizuese dhe dhuna kundër gazetarëve ka rezultuar me rënien globale të lirisë së shtypit gjatë vitit 2014, kështu që ajo është në pikën më të ulët në më tepër se 10 vjet.

Në raportin e publikuar sot, kjo organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara, tha se liria e shtypit ka shënuar rënie në 18 vende dhe territore në vitin 2014, ndërsa rëniet më të këqia janë shënuar në Azerbajxhan, Serbi dhe Irak.

Në Kosovë është shënuar përkeqësim dhe tash Kosova mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Në raport thuhet se Bjellorusia, pastaj Krimeja e okupuar nga Rusia, Irani, Turkmenia dhe Uzbekistani, janë në mesin e 10 vendeve dhe territoreve më të këqia në botë për lirinë e shtypit, derisa gjendja më e keqe në Ballkan është në Maqedoni.

Rusia, pos tjerash, në këtë raport është kritikuar për “përdorim më tepër aktiv dhe agresiv të propagandës, shpeshherë të rrejshme ose në mënyrë të hapur kërcënuese, për ta shtrembëruar ambientin medial dhe për ta larguar gazetarinë autentike”.

XS
SM
MD
LG