Ndërlidhjet

Kosovë: Greva ka filluar në arsimin parauniversitar dhe universitar


Pamje nga një pjesë e Prishtinës
Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Në institucionet parauniversitare dhe universitare sot ka nisur greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se greva është duke u zhvilluar në nivel vendi.

Greva ka për qëllim që të nxisë Qeverinë e Kosovës në realizimin e kontratës kolektive dhe t’i përmirësoj gabimet e bëra në listat e pagave për muajin prill, ku përfshihet kompensimi prej 0.05% për çdo vit të shërbimit.

Në anën tjetër ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Arsim Bajrami, dje u ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve, mësimdhënësve dhe nxënësve, që ta vazhdojnë procesin mësimor.

Ai ka konfirmuar se në pagat për muajin prill, që mësimdhënësit do t’i marrin të enjten, është kalkuluar dhe përvoja e punës prej 0.5%.

XS
SM
MD
LG