Ndërlidhjet

Nikolliq: Steinmeier ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjeve


Pamje nga takimi i djeshëm i presidentit të Serbisë Tomisllav Nikolliq me ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në Beograd

Pamje nga takimi i djeshëm i presidentit të Serbisë Tomisllav Nikolliq me ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në Beograd

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se nuk është optimist i madh, pas bisedës me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, pasi nga ai nuk ka dëgjuar se kapitujt në negociatat me Bashkimin Evropian do të hapen këtë vit.

“Nuk mund të them se zoti Steinmeier ka thënë qartas që kapitujt e negociatave do të hapen deri në fund të vitit”, i tha Nikolliq së përditshmes beogradse, Veçernje Novosti, dhe ka shtuar se ai me të vërtetë ka thënë se “mendon se do të arrihen kushtet për to gjatë vitit”.

I pyetur se çka kërkon kontretisht Berlini nga Beogradi, lidhur me Kosovën, zoti Nikolliq theksoi se kërkesë është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Brukselit.

Ai mëtutje është shprehur se Steinmeier ka thënë se “nuk ekziston asnjë kusht, sa i përketë njohjes së Kosovës, e i cili ndikon që të mos mund t’i hapim kapitujt”.

XS
SM
MD
LG