Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Arsimtarët të mbajnë mësim të rregullt


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka ftuar mësimdhënësit në Kosovë, të cilët sot e kanë filluar grevën, që të mbajnë mësim të rregullt.

Në një postim në faqen Facebook, kryeministri Mustafa ka shkruar se është “obligim të kujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të kenë mësim të rregullt dhe të mos shkaktojmë situata, që ata, në vend se të jenë në klasë dhe në salla të mësimit, të bredhin rrugëve dhe atje ku nuk duhet, nga teket politike dhe kërkesat e pabazuara të disa individëve në sindikatë”.

“Punonjësit e arsimit kanë rol fisnik dhe janë prindërit e dytë të fëmijëve tanë”, ka shkruar Isa Mustafa, dhe ka shtuar se qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër shumë vështirësive buxhetore të cilat i kemi, “që janë shumë më të mëdha se sa duken në opinion”.

Zoti Mustafa thotë se pret nga arsimtarët që të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësim. “Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lehen në rrugë”, thotë Mustafa.

XS
SM
MD
LG