Ndërlidhjet

logo-print

Baltimorë: Përleshje e policisë me pjesëmarrësit e trazirave


Pamje nga trazirat në Baltimorë

Pamje nga trazirat në Baltimorë

Policia dhe pjesëmarrësit e trazirave në Baltimorë të Shteteve të Bashkuara janë përleshur mbrëmë vonë.

Këto përleshje kanë shpërthyer një natë më parë, pas ceremonisë së varrimit të personit afrikano-amerikan, Freddie Gray, i cili ka vdekur në arrest policor.

Agjencia Associated Press ka raportuar se policia speciale ka hedhur gaz lotësjellës dhe sprej kundër afro 200 pjesëmarrësve në trazira, derisa përpiqej ta zbatonte urdhërin për ndalim të qarkullim gjatë natës, në këtë qytet në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Kjo agjenci, mëtutje raportoi se demonstruesit kanë hedhur shishe dhe gjësende të tjera kundër policisë, por turma me të shpejtë është shpërndarë dhe kishin mbetur vetëm dhjetëra njerëz brenda disa minutave.

Qindra policë të Gardës Kombëtare ishin në rrugët e qytetit Baltimorë, një ditë pas përleshjeve, nga të cilat dhjetëra policë ishin lënduar, ndërsa autoritetet kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Vdekja e personit, Freddie Gray, nga lëndimet derisa ishte në arrest policor, i ka ripërtrirë zemërimet lidhur me abuzimet e policës ndaj minoriteteve.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë se “nuk ka arsyetim” për dhunën në Baltimorë.

XS
SM
MD
LG