Ndërlidhjet

Indonezi: Janë ekzekutuar tetë persona të dënuar për drogë


Ilsutrim
Ilsutrim

Mediat lokale raportojnë se sot herët në mëngjes në Indonezi janë ekzekutuar tetë të dënuar për drogë, përfshirë dy australianë, një brazilain, katër afrikanë dhe një shtetas të Indonezisë.

Metro TV dhe gazeta Jakarta Post kanë raportuar se të dënuarit janë ekzektuar nga njësia e pushkatimit, në një burg në ishullin Nusakambangan.

Presidenti i Indonezisë, Joko Vidodo, tha se vendi i tij po ballafaqohet me situatë emergjente për shkak të rritjes së përdorimit të drogës.

Ai ka refuzuar t’i anuloj ekzekutimet megjithë kundërshtimet në rritje të komunitetit ndërkombëtar, që janë udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Indonezia e ka njërin nga legjislacionet më të ashpra në botë për drogë dhe e ka përfunduar një moratorium katërvjeçar për ekzektuime në vitin 2013.

Zakonisht, ekzekutimet në Indonezi kryhen pak kohë pas mesnatës nga ekipi i pushkatimit prej 12 vetëve.

XS
SM
MD
LG