Ndërlidhjet

Rusi: Konfiskohen kapacitetet e fabrikës së presidentit të Ukrainës


Pamje e ndërtesës së kompanisë Roshen në Lipetsk të Rusisë
Pamje e ndërtesës së kompanisë Roshen në Lipetsk të Rusisë

Autoritetet e Rusisë i kanë konfiskuar disa kapacitete të fabrikës së çokollatave, që është pronë e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në qytetin Lipetsk në Rusi.

Kompania e zotit Poroshenko, Roshen, ka njoftuar sot se zyrtarët rusë “me qëllim i kanë ndërmarrë të gjithë hapat për ta parandaluar kompaninë që t’i shesë kapacitetet e veta në Rusi”.

Para se të zgjedhje president i Ukrainës, në maj të vitit të kaluar, Poroshenko kishte premtuar shitjen e kompanisë Roshen.

Kjo kompani thotë se do të ankohet kundër vendimit për konfiskim të kapaciteteve, që e kanë vlerën afro 39 milionë dollarë.

Autoritetet e Rusisë e kanë bastisur kompaninë më 1 prill, me ç’rast ato kanë thënë se kishin kërkuar materiale të ndërlidhura me një rast të fshehjes së taksave.

Komiteti Hetus i Rusisë ka thënë pas bastisjes se fabrika Roshen ishte e dyshuar se ka marrë në mënyrë të paligjshme zbritje të tatimeve në vlerë prej afro 3.1 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG