Ndërlidhjet

FOL: Qeveria s’i realizoi veprimet e parapara


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 15 veprime nga 34 të planifikuara në tremujorin e parë.

Kështu është thënë sot në një konferencë për shtyp të Lëvizjes “FOL”, ku është bërë lansimi i platformës online “IsaMetri”.

Qëllimi i kësaj platforme është monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës, Programeve të Partive Politike të Koalicionit Qeverisës (PDK dhe LDK) dhe monitorimi i deklaratave dhe premtimeve elektorale të udhëheqësve politikë të vendit.

Fidan Kalaja ka thënë se fokusi i Lëvizjes FOL fillimisht ka qenë monitorimi i zbatimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2015.

Ai ka thënë se 10 institucione kanë pasur për obligim t’i përfundojnë 34 aktivitete në periudhën janar-mars, porse 19 prej tyre kanë mbetur pa u përfunduar.

XS
SM
MD
LG