Ndërlidhjet

Thaçi nis takimet në Vatikan


Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, po qëndron sot në Vatikan, ku do të takojë kardinalë të Selisë së Shenjtë.

Thaçi do të takojë sot presidentin e Këshillit Papnor të Selisë së Shenjtë për Familjen dhe Kryeipeshkvin emeritus të dioqezës ”Terni-Narni-Amelia” në Itali, monsinjor Vincenzo Paglia.

Thaçi do të takojë edhe Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet në Selinë e Shenjtë, Paul Gallagher, dhe pas tij prelatin katolik dhe kardinalin që shërben aktualisht si president i Komisionit Papnor të Vatikanit, që njëherësh është edhe kryetar i Guvernorates së Vatikanit, Giuseppe Bertello, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

XS
SM
MD
LG