Ndërlidhjet

logo-print

Franca rrit buxhetin e mbrojtjes


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se vendi i tij do të rrisë buxhetin e mbrojtjes për afro 4 miliardë euro, me qëllim trajtimin e kërcënimeve terroriste.

Ai ka thënë se rritja do të bëhet gjatë katër vjetëve, nisur nga viti 2016.

Dislokimi i 7,000 ushtarëve për të mbrojtur vendet e ndjeshme në gjithë Francën do të jetë i përhershëm, ka thënë Hollande.

Franca është nën alarm të lartë të sigurisë që nga sulmet terroriste të janarit, që kanë vrarë 17 persona në dhe përreth Parisit.

Kryeministri Manuel Valls ka thënë javën e kaluar se policia franceze ka arritur të parandalojë pesë sulme të planifikuara që nga janari.

XS
SM
MD
LG