Ndërlidhjet

Mbreti saudit zëvendëson princin trashëgimtar


Mbreti Salman

Mbreti Salman

Mbreti i Arabisë Saudite ka larguar gjysmëvëllain e tij nga posti i princit trashëgimtar, duke e zëvendësuar atë me nipin e tij.

Mbreti Salman po ashtu ka ngritur djalin e tij në postin e zëvendësit të princit trashëgimtar.

Emërimet janë ripozicionimet më të rëndësishme të pushtetit brenda familjes mbretërore prejse Salman ka marrë fronin në muajin janar.

Ato po ashtu sjellin një brez të ri të princërve në linjën e trashëgimisë.

Ndryshimet e bëjnë princin Muhammad bin Nayef, 55 vjeç, pasardhësin më të mundshëm të Mbretit Salman.

XS
SM
MD
LG