Ndërlidhjet

Gazpromi raporton humbje të mëdha


Gazprom
Gazprom

Gjiganti rus i gazit Gazprom ka raportuar rënie të madhe të fitimeve vjetore, si pasojë e zhvlerësimit të rublës.

Kompania ka raportuar një fitim neto prej 159 miliardë rublash në vitin 2014, që do të thotë 86% më pak se fitimi prej 1.14 trilion rublash në vitin paraprak.

Rënia e çmimeve të naftës vitin e kaluar ka kontribuar po ashtu në rënien e fitimeve të Gazpromit.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka akuzuar Gazpromin për shkelje të rregullave të monopolit, gjë që mund t’i shkaktojë vështirësi të tjera kompanisë.

XS
SM
MD
LG