Ndërlidhjet

KE: Gjyqësori dhe mediat, sfida për Evropën


Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Këshilli i Evropës vlerëson se mangësitë demokratike në kontinentin evropian janë më të mëdha, më të thella dhe gjeografikisht më të përhapura sesa që është vlerësuar më parë.

Raporti i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, identifikon mungesën e pavarësisë gjyqësore në shumë vende dhe kërcënimet ndaj lirisë së medias në tërë kontinentin si dy sfidat më të mëdha të sigurisë demokratike.

“Gjykatat e ndershme dhe të drejta janë thelbësore për mbështetjen e demokracisë dhe ruajtjen e stabilitetit, por më shumë se një e treta e vendeve tona anëtare kanë dështuar të sigurojnë sisteme të pavarura dhe të paanshme ligjore”.

“Liria e mediave, në anën tjetër, është nën presion në gjithë kontinentin. Gazertarët përballen me kërcënime fizike në shumë vende, ligjet anti-terrorizëm përdoren për të kufizuar lirinë e fjalës”, ka thënë Jagland.

Raporti i tij bazohet në të gjeturat e trupave monitorues të Këshillit të Evropës.

XS
SM
MD
LG