Ndërlidhjet

BSPK kërkon respektimin e ligjit të punës


Prishtinë
Prishtinë

Në prag të 1 majit - Ditës Ndërkombëtare të Punës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të respektojnë ligjin që ka të bëjnë me të drejtat e punëtorëve.

Në një komunikatë të Sindikatës se Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës, që është në kuadër të BSPK-së, thuhet se kur në krejt botën numërohen rezultatet për përmirësim të kushteve të punëtorëve, në Kosovë ndodh e kundërta.

“Gjendja e punëtorëve në sektorin privat vetëm sapo degradohet, pronarët me punëtorët e tyre sillen jashtëligjshëm edhe atëherë kur ata janë jashtë orarit të punës”.

“Nga 350, 000 të punësuar në Kosovë, afër 200,000 kryejnë obligime në trustin pensional edhe atë kohë pas kohe. Kjo tregon se 150,000 të punësuar në sektorin privat janë jashtë sistemit apo më mirë të themi pa të drejtën e tyre elementare për të nesërmen. Kjo gjendje është shumë alarmante”, thuhet në komunikatë .

XS
SM
MD
LG