Ndërlidhjet

Bota reagon ndaj ekzekutimeve në Indonezi


Familjarë dhe mbështetës të të ekzekutuarve...
Familjarë dhe mbështetës të të ekzekutuarve...

Australia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Indonezia, pasi dy shtetas australianë janë ekzekutuar për kontrabandë droge.

Andrew Chan dhe Myuran Sukumaran kanë qenë në mesin e tetë personave nga shtete të ndryshme, që janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm me pushkatim nga autoritetet indoneziane.

Qeveria e Brazilit po ashtu ka shprehur “keqardhje të thellë” për ekzekutimin e shtetasit të saj, Rodrigo Gularte.

Kombet e Bashkuara kanë reaguar po ashtu.

“Indonezia ka pasur moratorim të ndëshkimit me vdekje deri së voni. I bëjmë thirrje fuqimisht që ta rikthejë moratoriumin, të ndalojë këtë spektakël të tmerrshëm të ekzekutimeve, sidomos për shkelje që nuk përfshijnë vrasje ose vrasje me dashje”, ka thënë komisionari i lartë i OKB-së për të drejta të njeriut, Rupert Colville.

XS
SM
MD
LG