Ndërlidhjet

Greva në arsim vazhdon edhe të enjten


Prishtinë

Prishtinë

Greva e mësimdhënësve të sistemit arsimor para-universitar dhe universitar, që ka nisur sot, do të vazhdojë edhe ditën e enjte, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

“Greva do të vazhdojë derisa të dalin pagat dhe mësimdhënësit të binden se qeveria kësaj radhe ka vepruar drejt dhe se në listat e pagave ka vënë 0.5 për qind të përvojës së punës për çdo vit shërbimi. Greva vazhdon”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, paga bazë për arsimin fillor është 405 euro, kurse për arsimin e mesëm është 442 euro.

Zyrtarët qeveritarë kanë premtuar të martën se në pagat e këtij muaji, që do të procedohen ditën e enjte, në pagën bazë do të kalkulohet edhe 0.5 përqindëshi i kërkuar nga sindikalistët.

XS
SM
MD
LG