Ndërlidhjet

logo-print

Ndihmat arrijnë në zonat e largëta të Nepalit


Nepal

Nepal

Ndihmat kanë nisur të arrijnë në rajonet e largëta të Nepalit, të cilat janë goditur nga tërmeti shkatërrues më 25 prill.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se përgjigjja përfshin zonat Dhading dhe Gorkha.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Richterit ka vrarë mbi 5,000 njerëz, ndërsa shumë të mbijetuar janë në nevojë të madhe për ushqim dhe ujë.

Agjencia AFP ka raportuar sot për përleshje midis policisë dhe të mbijetuarve të tërmetit, që kanë bërë përpjekje të ikin nga kryeqyteti i shkatërruar Kathmandu.

Masa raportohet të jetë zemëruar pasi autobusët nuk kanë arritur në stacionin kryesor të qytetit.

XS
SM
MD
LG