Ndërlidhjet

Hapet panairi ndërkombëtar “Prishtina 2015"


Ilustrim
Ilustrim

Në Prishtinë është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘’Prishtina 2015’’, i cili organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Më këtë rast, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, ka thënë se “ky panair, me karakter ndërkombëtar, paraqet mundësi të mirë për të treguar arritjet e kompanive në fusha të ndryshme të prodhimit dhe për promovimin e ofertave të tyre për konsumatorët vendorë".

"Promovimi i produkteve tuaja në tregjet me potencial për ju do të jetë edhe prioritet i yni. Së shpejti do të funksionalizohet edhe skema e garantimit të kredive, si dhe do të ndryshohen disa ligje në të mirë të biznesit”, ka thënë Bajrami.

Në panair, përveç kompanive vendore, produktet e tyre po i ekspozojnë edhe shumë kompani të vendeve të ndryshme.

Panairi në Qendrën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës do të jetë i hapur deri më 2 maj, 2015.

XS
SM
MD
LG