Ndërlidhjet

logo-print

AGK e shqetësuar me përkeqësimin e lirisë së medias


Ilustrim

Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vlerësimin e fundit të organizatës "Freedom House" dhe ka shprehur shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë.

“Kosova vazhdon të radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira dhe këtë vit zë vendin e 100-të, që është për dy pozita më keq se një vit më parë. Kjo situatë shpërfaq gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve në rritje kërkojnë vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët”, thuhet në deklaratën e AGK-së.

AGK-ja u ka bërë thirrje insitucioneve të vendit që të kenë prioritet lirinë e shtypit dhe punën e gazetarëve dhe të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.

XS
SM
MD
LG