Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa takoi kryeprokurorin e ri, Lumezi


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka thënë Kryeprokurorit të ri të Kosovës, Aleksandër Lumezi, se organi i akuzës do të jetë i pavarur për të kryer punën e tij.

Në një komunikatë dërguar mediave pas takimit që shefi i Qeverisë së Kosovës ka pasur sot me Lumezin, thuhet:

“Natyrisht, është një detyrë me përgjegjësi të lartë dhe një detyrë e rëndë, por kemi besimin e plotë se do të kryhet me sukses. I premtova po ashtu që ne si Qeveri do të ndërmarrim çdo gjë që të krijojmë kushtet për të cilat ne kemi përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese për funksionimin e Prokurorisë dhe organeve tjera të drejtësisë dhe se do të japim përkrahjen maksimale, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe nga infiltrimi politik”.

Komunikata e citon Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se “Prokuroria e Shtetit ka marrë përkrahjen e kryeministrit të vendit, që do të sigurojë se do të punohet në këtë detyrë të rëndësishme, pa ushtrimin e ndikimeve të pushteteve tjera”.

XS
SM
MD
LG