Ndërlidhjet

Eroll Rizaov, i cili punon për më shumë se tre dekada në mediat e shkruara, konsideron se raporti i “Freedom House", reflekton gjendjen siç e quan ai, tejet të turpshme sa i përket lirisë së mediave.

“Po unë si gazetar, besoj se edhe pjesa më e madhe e opinionit në Maqedoni fare nuk është e befasuar nga ky rangim, sa i përket lirisë së shprehjes në Maqedoni. Ky pozicion në të cilin është ranguar Maqedonia në raportin “Freedom House” paraqet turp jo vetëm për gazetarinë, por për edhe për nivelin e demokracisë në vend”, thekson Eroll Rizaov.

Nga ana tjetër, Sefer Tahiri analist, konsideron se liria e mediave, dhe liria e shprehjes në përgjithësi në Maqedoni është rrezikuar dukshëm si pasojë e ndikimit të jashtëzakonshëm të pushtetit ndaj politikës redaktuese.

“Si faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në lirinë e cunguar të mediave, kanë të bëjnë dhe me shpërndarjen e mjeteve finaciare nga ana e qeverisë vetëm për një pjesë të mediave, gjithsesi si një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është dhe mos transformimi i njërës nga shtyllat kryesore të sistemit mediatik”, thekson Sefer Tahiri.

Gazetarët në Maqedoni, theksojnë gjithashtu se "sistemi gjyqësorë në më shumë raste ka dëshmuar se është vënë në funksion të politikanëve dhe biznesmenëve të cilët e kanë shfrytëzuar ligjin për shpifje dhe fyerje për të thyer qëndrimin kritik".

Xhelal Neziri nga Qendra për Gazetari Hulumtuese, konsideron se është synimi i Qeverisë së Maqedonisë për të kontrolluar çdo pjesë të pushtetit, përfshirë këtu dhe mediat, ka bërë që Maqedonia të radhitet e fundit në rajon sa i përket lirisë së shprehjes.

“Kemi një lloj sistemi, i cili po instalohet gjatë viteve të fundit, që nënkupton një kontroll absolut për gjithëçka që thuhet dhe shkruhet në Maqedoni", thekson Neziri.

Ndryshe në raporin e “Freedom House” të publikuar, theksohet se ligjet e reja restriktive dhe dhuna mbi gazetarët kontribuan për rënien globale të lirisë së shtypit në vitin 2014, duke vendosur Maqedoninë në nivelin më të ulët që ka pasur gjatë dhjetë viteve të fundit, njëherësh duke e pozicionuar në fund të listës së vendeve të Ballkanit.

XS
SM
MD
LG