Ndërlidhjet

Dijetarët kërkojnë respektimin e Marrëveshjes së Minskut


Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka takuar të mërkurën në Moskë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ish-sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, dhe ish-liderë të tjerë botërorë.

Vizita e grupit të quajtur Dijetarët vjen në kohën kur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë tensionuar rëndë për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska dhe ndërhyrjes së saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

“Të gjithë të përfshirët në bisedime kanë qenë unanimë se respektimi i Marrëveshjes së Minskut (për armëpushim) është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë një zëdhënës i Gorbachevit.

Dijetarët janë mbledhur në vitin 2007 nga Nelson Mandela dhe tani kryesohen nga Annan.

Ata thonë se janë grup i pavarur i liderëve botërorë, që punojnë për paqen dhe të drejtat humane.

XS
SM
MD
LG