Ndërlidhjet

logo-print

Gjendet i gjallë 15-vjeçari, pesë ditë pas tërmetit


Nepal, 30 prill 2015.

Nepal, 30 prill 2015.

Zyrtarët në Nepal kanë bërë të ditur se një adoleshent është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kathmandu, pesë ditë pas tërmetit shkatërrues.

Zëdhënësi i policisë, Kamal Sigh Bam, ka thënë se 15-vjeçari është nxjerrë nga rrënojat e hotelit Hilton Guesthouse.

Djali ka qenë i bllokuar mes dy kateve të shembura të ndërtesës, ka thënë lideri i ekipit të USAID-it, Andrew Olvera.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i 25 prillit ka arritur në 5,500, ndërsa 11,440 janë plagosur.

XS
SM
MD
LG