Ndërlidhjet

Lista Serbe s’merr vendime pa Beogradin


Prishtinë
Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë se Lista Serbe nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar me Beogradin.

Ai i ka bërë këto komente pak ditë pas kthimit të deputetëve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, pas një ndërprerjeje dymujore.

“Ne i dimë interesat tonë, e dimë se kush ka qenë gjithmonë me ne dhe kush nuk e ka kthyer kokën”, ka thënë Stojanoviq për televizionin Most në Zveçan.

Ai ka thënë se marrëveshja me koalicionin qeverisës të Kosovës, për t’u kthyer në institucione, është arritur pasi janë dhënë garanci se në të ardhmen nuk do të ketë veprime të njëanshme, si shkarkimi i ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

Kryeministri Mustafa ka shkarkuar Jabllanoviqin pasi ky i fundit i ka quajtuar egërsira disa protestues në Gjakovë.

XS
SM
MD
LG