Ndërlidhjet

Rusia lëshon urdhërarrest për mikun e Navalnyt


Aleksei Navalny

Aleksei Navalny

Një gjykatë ruse ka lëshuar urdhërarrest për një mik të liderit opozitar, Aleksei Navalny.

Gjykata e Qarkut në Moskë ka vënë Nikita Kulachenkovin në listën e të kërkuarve, duke thënë se ai dyshohet për “vjedhje me paramendim të një vepre arti”.

Në muajin qershor, Kulachenkov dhe një tjetër mik i Navalnyt, Georgy Alburov, janë akuzuar për vjedhjen e një pikture në Vladimir, rreth 170 kilometra në verilindje të Moskës.

Hetuesit kanë gjetur pikturën në shtëpinë e Navalnyt vitin e kaluar, ndërsa Navalny ka thënë se ajo ka qenë dhuratë nga shokët e tij.

Më 14 prill, gjykata në Vladimir ka gjetur Alburovin fajtor për vjedhje të pikturës dhe e ka dënuar atë me 240 ditë punë në shërbim të komunitetit.

Vendndodhja e Kulachenkovit nuk dihet.

Navlany, kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, është dënuar dy herë me kusht, nën akuzat për vjedhje.

Ai mohon keqbërjet, duke thënë se rastet kundër tij dhe shokëve të tij janë hakmarrje e Kremlinit për aktivitetet e tij opozitare.

XS
SM
MD
LG