Ndërlidhjet

logo-print

Inteligjenca gjermane “ka spiunuar Francën dhe BE-në”


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës në Gjermani, BND, ka spiunuar zyrtarë të lartë francezë dhe selinë e Bashkimit Evropian në emër të inteligjencës amerikane, raportojnë mediat gjermane.

Një raport sekret i BND-së që ka rrjedhur në media, thotë se Agjencia ka spiunuar pallatin presidencial të Francës dhe Ministrinë e saj të Jashtme, ashtu si edhe Komisionin Evropian.

Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA po ashtu thuhet se ka spiunuar disa firma evropiane.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, i ka hedhur poshtë këto pretendime.

BND thuhet se ka mbledhur informacione për firmat evropiane, me urdhër të Uashingtonit, për të parë nëse ato janë duke thyer embargot tregtare.

XS
SM
MD
LG