Ndërlidhjet

logo-print

Burgim i përjetshëm për sulmuesit e Malalës


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Drejtësia në Pakistan ka dënuar me burgim të përjetshëm dhjetë persona të përfshirë në sulmin ndaj aktivistes pakistaneze, Malala Yousafzai, më 2012.

Gjykata kundër terrorizmit në provincën Khyber Pakhtunkha ka shpallur sot dënimet.

Të pandehurit që, sipas autoriteteve, kanë lidhje me talibanët pakistanezë, janë arrestuar në shtator të vitit 2014.

Ushtria pakistaneze ka thënë se lideri aktual i talibanëve, Maulana Fazlullah, ka qëndruar prapa përpjekjes për të vrarë Malalën.

Malala u ka mbijetuar të shtënave në kokë.

Ajo ka fituar famë botërore për luftën e saj për të drejtat e të gjithë fëmijëve, përfshirë edhe vajzat, në arsim.

Malala, e cila tani është 17 vjeçe, është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe më 2014.

XS
SM
MD
LG