Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen tre zyrtarë të MTI-së


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën tre zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë / Agjencia e Metrologjisë, me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Zyrtarët e arrestuar janë: B.S., V.A. dhe D.H., të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “mashtrim i blerësve”.

Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit: B.S. dhe V.A., ndërsa e dyshuara D.H., pas intervistimit në Prokurori, është liruar në procedurë të rregullt.

Në kuadër të këtij rasti pritet të zgjerohen hetimet edhe ndaj subjekteve dhe personave tjerë.

XS
SM
MD
LG